Telegrafi

Klopp mendon për përforcime të reja në janar

Jurgen Klopp (Foto; Marc Atkins/Getty Images/Guliver)

Jurgen Klopp është i gatshëm të përfshihet në tregun e transferimeve në afatin e janarit, nëse ndonjë lojtar bëhet i disponueshëm e që do ta ngrite akoma më lartë nivelin e Liverpoolit.

Redsat po kalojnë një formë të jashtëzakonshme, duke qenë se pasi e fituan Ligën e Kampionëve në edicionin e kaluar, këtë sezon janë lider të pakontestueshëm në Ligën Premier, me tetë pikë më shumë se Leicester City që mban vendin e dytë dhe 11 pikë më shumë se kampioni në fuqi, Manchester City.

Ndërsa strategu gjerman është duke menduar që ta përforcojë akoma më shumë skuadrën gjatë afatit kalimtar dimëror.

Jurgen Klopp (Foto: Marc Atkins/Getty Images/Guliver)

“Për ne është thuajse gjithmonë njësoj. Nuk flasim shumë për atë temë (transferimet), por jemi gjithmonë të gatshëm që të bëjmë diçka nëse do të na ndihmonte”.

“Nëse nuk na ndihmon, atëherë jo. Do të shohim”, ka thënë Klopp në konferencën për shtyp para derbit ndaj Evertonit.

Anglezi 19-vjeçar i Borussia Dortmundit, Jadon Sancho, është një nga emrat për të cilët është i interesuar Liverpooli, ndërsa çmimi i tij është rreth 100 milionë funte (117 milionë euro). /Telegrafi/