Telegrafi

Klopp: Mendoja që VAR ishte ide e qëlluar, por tashmë nuk jam i sigurt për këtë

(Foto: Screenshot/Twitter/BT Sport)

Jurgen Klopp ka pranuar se mund të ketë ndërruar mendim lidhur me nevojën për VAR në futboll, pas një tjetër ndeshjeje të Liverpoolit me kundërthënie në Ligën e Kampionëve.

Redsat luajtën baras (1-1) kundër Midtjylland të mërkurën, ku kishte pasur intervenime të shumta nga dhoma e video-asistencës.

Gjatë ndeshjes pati vonesa të shumta dhe ndërhyrje në vendime që duket se e kanë mërzitur strategun gjerman.

(Foto: Screenshot/Twitter/BT Sport)

“Thjesht, zgjati shumë. Nuk i kam parë xhirimet, nëse kanë pasur të drejtë apo e kanë pasur të vështirë të marrin vendim, por zgjati tri apo katër minuta, dhe në të ftohtë për djemtë, është shumë vështirë”.

“Kam qenë një prej njerëzve që kanë thënë: ‘Po, VAR-i është ide e mirë’, por të jem i sinqertë, tashmë nuk jam i sigurt nëse do ta thosha përsëri të njëjtën gjë. Tash e kemi dhe duhet të merremi me të”, ka thënë Klopp në një konferencë për shtyp. /Telegrafi/

(Foto: Screenshot/Twitter/BT Sport)