Telegrafi

Klopp: Man City mund t’i fitojë katër trofetë këtë sezon

Jurgen Klopp- Pep Guardiola (Foto: Clive Brunskill/Getty Images/Guliver)

Jurgen Klopp ka folur fjalë të mëdha për rivalin direkt të Liverpoolit për titullin e Ligës Premier, Manchester Cityn.

Qytetarët janë duke shkuar sigurt drejt mbrojtjes së titullit në Ligën Premier, ndërsa po tregojnë lojë të mirë dhe të sigurt edhe në Ligën e Kampionëve.

Kjo formë dhe siguri ka bërë që trajneri i Liverpoolit, Klopp të mendoj se rivalët e tyre mund të fitojnë katër trofetë në këtë sezon.

Lexo po ashtu Sipas bastoreve, kush është favorit për të fituar Ligën e Kampionëve?

“Nëse do të shikoni nga jashtë, do të duket dhe do të mendoni se City mund të fitojë të gjithë katër trofetë dhe të njëjtën gjë e mendoj edhe unë”, ka thënë fillimisht Klopp përpara udhëtimit të së premtes mbrëma në Southampton.

“City në këtë moment duket si skuadra më e mirë në botë. Kështu është Barcelona. Kundër Villarrealit të martën luftoi pak, por e bëri punën për të barazuar 4-4”.

Klop e sheh Man Cityn si ekipin më të kompletuar (Getty Images)

“Juventusi duket mjaft mbresëlënës në Itali, por nuk e dini saktësisht se si do të jetë në Ligën e Kampionëve. Së bashku me City, këta janë tri favoritët më të mëdhenj të Ligës së Kampionëve”.

“Në rregull, City duket pak më i qëndrueshëm se këto dyja, por kjo nuk do të thotë se ata do të fitojnë të gjitha ndeshjet e tyre”, përfundoi gjermani. /Telegrafi/