Telegrafi

Klopp i mahnitur nga Traore: Është më i rrezikshëm se Jamie Vardy

Jurgen Klopp i ka paralajmëruar lojtarët e tij për përballjen ndaj Wolverhampton Wanderers që zhvillohet nesër (e diele).

Liverpooli do të përballet me skuadrën që mbrëmë e mposhti Manchester Cityn me rezultat 3-2, derisa Adama Traore kishte një paraqitje mbreslënëse.

Klopp ka thënë se ata duhet të kenë kujdes nga sulmuesi spanjoll, pasi është më i rrezikshëm se Jamie Vardy.

Lexo po ashtu Pasi të gjithë po flasin për Traoren, tifozët e Liverpoolit kthehen ne sezonin e kaluar për të treguar se si Van Dijk e kishte neutralizuar "bishën" e Wolves

“Më në fund, Traore ka gjetur një njeri se si ta nxjerrë më të mirën nga ai”, ka thënë gjermani në një konferencë për media.

“Ai e filloi si një mbrojtës krahu, por tani mund të luajë përpara. Ai ishte fantastik qysh nga koha kur ishte te Barcelona, ai ndoshta është lojtari më i shpejtë në ligë”.

Lexo po ashtu Momenti kur ‘bisha’ Adama Traore e hedh jashtë vijave të fushës Mendyn dhe asiston për golin e barazimit

“Në këtë vit ata fituan ndaj Cityt. Në një nivel, mund të them se ndaj Jamie Vardyt është e vështirë të luash, mirëpo Traore është edhe më i vështirë shkaku i shpejtësisë”, ka shtuar më tej trajneri i Liverpoolit.

The Reds ende nuk kanë pësuar humbje në këtë sezon dhe kanë dërguar diferencën në pikë prej +13 ndaj Leicesterit. /Telegrafi/