Jurgen Klopp pranon se Liverpooli u ‘rrëmbye’ nga loja e tyre gjatë fitores 3-2 në Anfield, por ka lavdëruar edhe paraqitjen e Milanit.
Reds filluan mirë në Anfield, duke kaluar në epërsi përmes një devijimi të goditjes së Trent Alexander Arnold dhe duke parë penalltinë e pritur të Mohamed Salah nga Mike Maignan.
Pavarësisht se dominuan për gjysmë ore, ata shkuan në pushim me disavantazh 2-1, pasi Milani shënoi dy gola me Ante Rebic dhe Brahim Diaz.
“Filluam jashtëzakonisht mirë. Luajtëm një super, super lojë. Një lojë intensive, por edhe e mençur futbolli”, ka thënë fillimisht Klopp për BT Sport pas ndeshjes.
“Ne luajtëm në të gjitha hapësirat që duhej të luanim dhe nuk u dhamë asgjë deri në… Nuk jam i sigurt saktësisht”.
“It was spectacular. Again, a European night at Anfield, I love it!”
Jürgen Klopp saying what every Liverpool fan knows… He loved the full house under the lights ?
? @TheDesKelly pic.twitter.com/ddNAVvxHoJ
— Football on BT Sport (@btsportfootball) September 15, 2021
“Ne u ndëshkuam për këtë në minutat e fundit të pjesës së parë, por filloi më herët. Ne u morëm me futbollin tonë. Nuk luajtëm thjeshtë, në sulm dhe mbrojtje nuk ishim më të organizuar.
“Kur jemi të organizuar, Fabinho është i jashtëzakonshëm dhe ai mund të përballojë të gjitha sfidat për të cilat kemi nevojë. Kur hapësirat janë shumë të mëdha as ai nuk mund ta zgjidhë më”.
“Ata luajtën në mes dhe shënuan dy gola. Por, nuk e ndjemë se nuk mund të kthehemi. Ishte e qartë se ne duhej të ktheheshim menjëherë në mënyrën se si filluam dhe më pas shënuam gola të mrekullueshëm, për të qenë i sinqertë”.
“Të dy ishin gola të pabesueshëm. Është fitore e merituar, por ne kishim 10 minuta ku Milani për pak sa nuk ndryshoi të gjithë ndeshjen”, përfundoi gjermani.
Ky ishte ndeshja e parë e Rossonerëve në Ligën e Kampionëve pas shtatë vitesh dhe shumë prej lojtarëve të tyre po bënin debutimet e tyre në këtë nivel, ndërsa Liverpooli fitoi trofeun në vitin 2019. /Telegrafi/