Site icon Telegrafi

Klopp: Liverpooli po punon në transferimet e reja

Menaxheri i Liverpoolit, Jurgen Klopp, ka bërë të ditur se The Reds janë duke punuar në transferime të reja.

Përpjekjet e Liverpoolit në tregun e transferimeve nuk kanë të ndalur sipas Klopp.

Deri tash Liverpooli ka transferuar Keitan nga Leipzigu për 52 milionë funte dhe Fabinhon nga Monaco për 40 milionë funte.

“Po, jami kënaqur. Puna për transferime po vazhdon. Pse duhet të ndalemi tash duke kërkuar lojtarë”.

“Gjithçka është mirë për momentin. Ne do të shohim çka do të ndodh, por jemi më mirë në secilin departament”, u shpreh Klopp.

Liverpooli do të fillojë shumë shpejt një turne para sezonal në SHBA.

The Reds vijnë nga një sezon i shkëlqyer ku kanë arritur finalen e Ligës së Kampionëve. /Telegrafi/

Exit mobile version