Telegrafi

Klopp: Liverpooli mund të largohet nga Carabao Cup, pavarësisht kalimit në çerekfinale

Jurgen Klopp (Foto: Laurence Griffiths/Getty Images/Guliver)

Jurgen Klopp ka rrëfyer se Liverpooli mund të largohet nga Carabao Cup pavarësisht arritjes në çerekfinale të kësaj gare.

Liverpooli mposhti Arsenalin me rezultat 5-4 në penallti, pasi loja e rregullt përfundoi 5-5 duke dhuruar shumë emocion.

Reds u shortuan me Aston Villan për ndeshjen e raundit tjetër, i cila zhvillohet më 16 dhjetor.

Lexo po ashtu Hidhet shorti për çerekfinalet e Carabao Cup, Aston Villa-Liverpool ndeshja më interesante

Sidoqoftë, ata gjithashtu kanë angazhime në Kupën e Botës për Klube – si dhe Ligën Premier dhe Ligën e Kampionëve.

Liverpooli do të luajë gjysmëfinalen e tyre të Kupës së Botës për Klube në Katar me 18 dhjetor me një ndeshje finale ose atë të vendit të tretë tre ditë më vonë.

Lexo po ashtu Rikthimi i pabesueshëm i Ozilit në formacion të Arsenalit, gjermani dhuroi një asistim magjik ndaj Liverpoolit

“Nëse ata nuk mund të gjejnë datën e duhur për ne dhe nuk dua të them ditën e Krishtlindjeve në ora 3 të mëngjesit… atëherë ne nuk mund ta luajmë lojën. Kundërshtarët tanë do të kalojnë tutje”, ka thënë fillimisht Klopp.

“Ne nuk do të jemi viktimat e këtij problemi. Shpresojmë që të fillojë që tani ata mendojnë për ndeshjet”, përfundoi gjermani. /Telegrafi/