Telegrafi

Klopp lavdëron Traoren: Është lojtar i papërballueshëm, i pabesueshëm

Adama Traore (Foto: Michael Regan/Getty Images/Guliver)

Menaxheri i Liverpoolit, Jurgen Klopp e ka përshkruar anësorin sulmues të Wolves, Adama Traore, si “i papërballueshëm” pas fitores 2-1 të Reds në Molineux të enjten mbrëma.

Liverpooli arriti të marr një fitore të madhe në udhëtim te Ujqit për të vazhduar serinë pa humbje në Ligën Premier këtë sezon.

Jordan Henderson kaloi Reds në epërsi, para se Raul Jimenez të barazoj rezultatin, por Roberto Firmino shënoi një gol të vonshëm për fitoren e ekipit të tij.

Lexo po ashtu Nëntë futbollistët që arritën të formonin një trup të mahnitshëm – Nga Ronaldo te Adama Traore, Hulk dhe Rashford

Me gjithë fitoren ndaj Ujqve, Klopp rezervoi fjalë të veçanta lavdërimi për Traore, atletizmi i jashtëzakonshëm i të cilit i shkaktoi probleme të mëdha mbrojtësit të majtë të Liverpoolit, Andy Robertson.

Traore gjatë një aksioni ndaj Reds (Foto: Michael Regan/Getty Images/Guliver)

“Traore është e papërballueshëm në momente, është i pabesueshëm”.

“Çfarë lojtari – nuk është vetëm ai te Wolves, por ai është shumë i mirë”, ka thënë Klopp pas ndeshjes.

Lexo po ashtu “Më e vështirë ta ndalosh Traoren se sa Ronaldon” – kështu thotë Jetro Willems

Ish-produkti i Barcelonës ka katër gola dhe shtatë asistime në emrin e tij këtë sezon duke treguar potencialin e vërtetë deri tani.

Fjalë të mira për sulmuesin e Wolves zgjodhi edhe kapiteni i Reds, Henderson, i cili e cilësoi të fortë, të shpejtë dhe të vështirë të luash kundër tij. /Telegrafi/