“Kurrë nuk do të isha shok me Diego Costan nëse do të luante kundër meje”. Kështu ka thënë trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp, i cili ka vlerësuar kualitetet e brazilianit.
Spanjolli fitoi penallti pas ndërhyrjes së Joel Matipit, por e shpërdoroi duke u pritur prej Simon Mignoletit.
“Po të luaja kundër Chelseat kurrë nuk do të isha shok me të, kështu është kjo punë, por kur ju e keni atë në ekip, atëherë është më argëtuese. Ai është një luftëtar”, ka thënë Kloppi për Costan.
Liverpool dhe Chelsea barazuan 1-1 në kuadër të xhiros së 23 të Ligës Premier. /Telegrafi/