Menaxheri i Liverpoolit, Jurgen Klopp këmbëngul se ai kurrë nuk do të shesë një lojtar në një klub rival të Ligës Premier gjatë sezonit, siç bëri Arsenali me Alexis Sanchezin.
Alexis besohet të jetë afër përfundimit të një transfrerimi te Manchester Unitedi, me Henrikh Mkhitaryan të vendosur për t’u bashkuar me Arsenalin.
Transferimi do të ishte një shtysë e madhe për Unitedin, të cilët janë të dytët në tabelë në kampionat, por Klopp ka thënë se nuk do të kishte asnjë shans që ai të lejonte një yll të largohej për një klub rival në Angli gjatë sezonit.
“Asnjë lojtar i Liverpoolit nuk do të largohet nga kjo skuadër – dhe jo vetëm për shkak se e themi, por për shkak të angazhimit të tyre në klub”, ka thënë fillimisht Klopp.
“Asnjë lojtar nuk do të largohet tek ndonjë klub tjetër i Ligës Premier gjatë sezonit”.
“Nuk jam vetëm i sigurt për këtë – por e di këtë. Është e pamundur”.
“Asnjë lojtar që është këtu nuk do të thotë: ‘Në rregull, por shkoj në mes të sezonit atje ose atje'”.
“Unë me të vërtetë nuk mund të shoh atë situatë”, përfundoi trajneri gjerman. /Telegrafi/