Liverpool do të jetë nikoqir i kampionit në fuqi të Anglisë, Manchester City në kuadër të javës së 12-të në Ligën Premier.
The Reds aktualisht zënë pozitën e parë në tabelë me 31 pikë pas 11 takimeve, gjashtë më shumë se rivalët e të dielës City.
E për këtë takim trajneri Jurgen Klopp, ka marrë lajme të mira pasi ka konfirmuar rikthimin e dy lojtarëve nga lëndimet.
Qendërmbrojtësi holandez Virgil Van Dijk është i gatshëm dhe pritet të luaj nga minuta e parë, ndërsa nga lëndimi është rikthyer edhe kapiteni Jordan Henderson.
Ndërkohë The Reds nuk do të mund të llogarisin në tre futbollistë të lënduar për këtë takim të rëndësishëm.
Joel Matip vazhdon të mbetet jashtë shkaku i lëndimit, ndërsa Klopp nuk do të mund të llogarit edhe në mbrojtësin anësor Nathaniel Clyne.
Mungesa tjetër për skuadrën nga Anfield është ajo e Xherdan Shaqirit që vazhdon të qëndrojë jashtë fushave shkaku i një problemi muskulor. /Telegrafi/