Telegrafi

Klopp komenton shkarkimin e Mourinhos, tregon respekt të madh për portugezin

Jurgen Klopp dhe në prapavijë Jose Mourinho (Foto: Clive Brunskill/Getty Images/Guliver)

Jose Mourinho u shkarkua nga detyra e trajnerit të Manchester Unitedi pak ditë pas humbjes nga Liverpoolit me rezultat 3-1.

As trajneri Jurgen Klopp nuk shpëtoi pa u pyetur rreth shkarkimit të Special Ones nga Djajtë e Kuq. Trajneri gjerman tha se ka respekt shumë të madh për portugezin pasi ai është një nga trajnerët më të suksesshëm në botën e futbollit.

“Ai është një njeri konkurrues, shumë ambicioz. Ka gjithë respektin tim”, ka thënë Klopp në konferencën për media para ndeshjes së premtes ndaj Wolves.

Jurgen Klopp dhe Jose Mourinho gjatë një momenti të derbit në Anfield (Foto: Clive Brunskill/Getty Images/Guliver)

“Ai ka suksese të pabesueshme dhe mund të imagjinoj se muajt e fundit nuk ishin të mirë për askënd, posaçërisht për atë”.

“Nuk është mirë kur duhesh të përballesh me pyetje të tilla çdo ditë, por askush nuk mund t’ia rrëmbejë gjërat që i ka fituar”.

Lexo po ashtu Pasi Pogba thumbi Mourinhon, Neville ia kthen në të njëjtën mënyrë francezit

“Uroj që edhe ai të mendoj kështu dhe jo për gjëra tjera që i kanë ndodhur në muajt e fundit. Ai është një trajner i jashtëzakonshëm”, ka shtuar Kloppi.

Liverpooli aktualisht renditet në vendin e parë me 45 pikë, kurse Man Utd në pozitën e gjashtë me 26 pikë. /Telegrafi/