Jurgen Klopp ka qenë gjithmonë një trajner i hapur me lojtarët dhe mediat, duke u treguar i sinqertë me të gjithë.
E njëjta gjë po ndodh edhe në Angli, ku Klopp është kthyer në një personazh të adhuruar nga tifozët dhe mjaft tërheqës për mediat.
Ditët e fundit trajneri gjerman ka folur për disa nga lojtarët e tij dhe e ka bërë të qartë se dy prej tyre nuk kanë të ardhme në Liverpool.
Bëhet fjalë për sulmuesit Christian Benteke e Mario Balotelli, i pari zhgënjyes sezonin e shkuar, i dyti zhgënjyes kudo, prej vitesh.
“Në javët e ardhshme diçka do të ndodhë, duhet një ndryshim. Nëse nuk je pjesë e skuadrës, nëse nuk luan, nuk ka kuptim të qëndrosh. Nuk ka kuptim që Benteke e Balotelli të qëndrojnë në Liverpooli, kur e dinë që nuk do të luajnë”, u shpreh Klopp. /Telegrafi/