Jurgen Klopp ka lavdëruar tej mase legjendën e Liverpoolit, Steven Gerrard.
Menaxheri i Liverpoolit, Jurgen Klopp do të donte që legjenda e madhe e klubit, Steven Gerrard, të ishte pasardhësi i tij në Anfield.
Gerrard është kthyer në Merseyside duke punuar me akademinë e Reds, ku ai do të marrë përgjegjësinë e plotë të klubit nën 18-vjeçar në sezonin e ardhshëm.
Klopp është kontraktuar me Liverpulin deri në vitin 2022 dhe shpreson të luajë një rol edukues me Gerrardin, duke kujtuar traditën e dikurshme të kampionëve anglezë të edukimit të trajnerëve të tyre.
“Është perfekte që ne mund të përfshijmë Stevenin. Ai është fantastik. Ai ishte një nga futbollistët më të mirë në botë ndonjëherë”, ka thënë fillimisht Klopp në një intervistë me Times.
“Unë i thashë atij se kur të largohem ose klubi më shkarkon, nuk më intereson kush do të jetë pasardhësi im, por do të doja që ai të ishte ai”, përcjell Telegrafi.
“Do bëj gjithçka që mundem për t’u siguruar që ai merr të gjithë informacionin që ka nevojë”.
“Sepse kur hyni në një klub ju keni një përgjegjësi të madhe për të ardhmen dhe e ardhmja e këtij klubi ka nevojë për legjenda si Steven Gerrard në pozita vendimtare”.
“[Gerrardi] i dha shumë klubit dhe tani mund t’i japim atij arsimimin më të mirë në këtë pjesë specifike, të cilën ai dëshiron të punojë, me shpresë për pjesën tjetër të jetës së tij”, përfundoi trajneri gjerman. /Telegrafi/