Telegrafi

Klopp i kërkon pronarëve të Liverpoolit të transferojnë Aubameyangin

Është raportuar se Jurgen Klopp i ka kërkuar pronarëve të Liverpoolit të blejnë Pierre-Emerick Aubameyang gjatë verës.

Trajneri i Reds e dëshiron yllin e Borussia Dortmundit si zëvendësues të Daniel Sturridge pasi anglezi do të largohet gjatë verës.

Lexo po ashtu E mbani mend problematikun El Hadji Diouf? Senegalezi befason me të ardhmen e tij

Por, sipas The Sun, Liverpooli nuk do ta ketë aspak të letë, pasi për atë kanë shfaqur interesim edhe Arsenali e Real Madridi.

Aubameyang është në kontratë me klubin gjerman deri në vitin 2020 me BVB, por në rast se skuadra e drejtuar nga tekniku gjerman është e gatshme të paguajë 68 milionë funte, atëherë kontrata nuk do jetë problem.

Reds janë favorit, pasi raporti mes Klopp dhe 27-vjeçarit është shumë i mirë. /Telegrafi/