Është raportuar se Jurgen Klopp i ka kërkuar pronarëve të Liverpoolit të blejnë Pierre-Emerick Aubameyang gjatë verës.
Trajneri i Reds e dëshiron yllin e Borussia Dortmundit si zëvendësues të Daniel Sturridge pasi anglezi do të largohet gjatë verës.
Por, sipas The Sun, Liverpooli nuk do ta ketë aspak të letë, pasi për atë kanë shfaqur interesim edhe Arsenali e Real Madridi.
Aubameyang është në kontratë me klubin gjerman deri në vitin 2020 me BVB, por në rast se skuadra e drejtuar nga tekniku gjerman është e gatshme të paguajë 68 milionë funte, atëherë kontrata nuk do jetë problem.
Reds janë favorit, pasi raporti mes Klopp dhe 27-vjeçarit është shumë i mirë. /Telegrafi/