Telegrafi

Klopp kërkon dyshen e mesfushës së Interit

Jurgen Klopp dëshiron të nënshkruajë me dy futbollistë të Interit.

Bëhet fjalë për dyshen e mesfushës së skuadrës italiane, Marcelo Brozovic dhe Gary Medel.

Kroati ishte një ndër futbollistët më të mirë të kombëtares në Euro 2016, ndërsa mesfushori me tipare mbrojtëse, Medel thuhet se është i gatshëm të kaloj në radhët e skuadrës së Ligës Premier, transmeton Telegrafi.

Lexo po ashtu Këtu mund ti lexoni të gjitha lajmet rreth Liverpoolit

Mbetet të shihet nëse Liverpooli do të transferoj dyshen e Interit pasi këta të fundit janë duke krijuar një ekip për pozitat më të larta.

Vlen të ceket se Liverpool kohët e fundit ka transferuar mesfushorin me tipare sulmuese Saido Mane. /Telegrafi/