Site icon Telegrafi

Klopp këmbëngul se Liverpooli mund të blejë sërish pas Gakpos

Trajneri Jurgen Klopp ka thënë se zbavitja e blerjeve të Liverpoolit nuk ka përfunduar me përforcimin e sulmuesit të PSV Eindhoven, Cody Gakpo.

Reds u hodhën për të nënshkruar me Gakpon nga PSV Eindhoven në ditët para hapjes së afatit kalimtar të janarit, duke mposhtur rivalët e Manchester Unitedit.

Ndërsa Gakpo i ofron Klopp një tjetër opsion të shkëlqyer sulmues, i aftë për të luajtur në krahun e majtë ose në qendër, trajneri i Liverpool nuk përjashtoi blerje të tjera muajin e ardhshëm.

“Paratë që shpenzoni ndikojnë në paratë që mund të shpenzoni. E njëjta gjë për këdo”, ka thënë fillimisht Klopp në konferencë për shtyp.

“Por, ne e dimë se çfarë duam të bëjmë dhe do të shohim nëse mund ta bëjmë. Ka të bëjë me paratë sigurisht, por ka të bëjë më shumë me atë se si ka qenë gjithmonë – lojtarët e duhur”.

“Ne jemi vërtet, shumë të lumtur që morëm Cody. Ka të bëjë me kohën dhe futjen e lojtarëve në momentin e duhur. Ai gjithmonë bënte hapin tjetër”.

“Ne besojmë në procesin tonë, kur lojtarët – veçanërisht ata sulmues – ata të gjithë bëjnë një hap përpara për shkak të mënyrës se si ne punojmë dhe ne mund t’i ndihmojmë ata”, përfundoi trajneri i Reds. /Telegrafi/

Exit mobile version