Menaxheri i Liverpoolit, Jurgen Klopp ka thënë se nuk është i interesuar për mundësinë e bashkimit me Barcelonën, pasi ai i ka realizuar tashmë ëndrrat e tij në karrierë.
50-vjeçari gjerman u lidh si një zëvendësues i mundshëm i Luis Enriques në fillim të këtij viti, përpara se Ernesto Valverde të emërohej pasardhësi i tij në Camp Nou në fund të muajit maj.
Por Klopp, ekipi i të cilit, Liverpooli do të luaj ndaj Sevillas në Spanjë në Ligën e Kampioneve të martën, pretendon se nuk do të ketë nevojë të marrë përgjegjësinë për të drejtuar gjigantët katulanas në mënyrë që të bëjë një hap para në karrierën e tij.
“Nuk kam nevojë për diçka tjetër, jam shumë i lumtur në Liverpool, pasi unë kam qenë shumë i lumtur në Borussia Dortmund, kam realizuar tashmë ëndrrat e mia”, ka thënë fillimisht Klopp në konferencë shtypi.
“Nëse Liverpooli nuk më dëshiron më, unë duhet të filloj të mendoj për të reja, por në këtë moment jam shumë i lumtur dhe nuk mendoj për asnjë klub”.
Trajneri gjerman gjithashtu foli edhe për të ardhmen e yllit të skuadrës, brazilianit Philippe Coutinho, i cili po lidhet shumë me një kalim te Barcelona.
“E vetmja mundësi për ne që të jemi të suksesshëm është që të kemi një ekip të mirë. Është detyra jonë t’i bëjmë ata të duan të qëndrojnë në Liverpool”, shtoi gjermani për ta ardhmen e Philippe Coutinhos.
“Në Spanjë, ju përdoreni shumë nga mediat, për shumë gjëra të ndryshme, por ne jemi krejtësisht të ftohtë, Phil është 100 për qind në Liverpool. Kur tregu të mbyllet, ne jemi të gjithë profesionistë dhe ne e bëjmë punën tonë përsëri”, përfundoi trajneri i Liverpoolit. /Telegrafi/