Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp, ka identifikuar arsyen kryesore pse Liverpooli dhe Chelsea kanë 11 pikë dallim në tabelë.
Sipas gjermanit, kalendari i ngjeshur për ekipin e tij ka ndikuar në rezultate.
“As Chelesa nuk kaloi pa probleme, por ata ishin në gjendje që të luajnë me ekipin e njëjtë gjithë kohën. Ata u larguan nga Kupa e Ligës para se të fillonte faza serioze e saj”.
“Nuk më kujtohet ndonjë lojë e tyre në këtë garë. Unë fola me Antonio Conten në Anfield për rreth 25 minuta dhe ai më tha se kalendarin e kemi pasur më të vështirë, dhe se ata kanë luajtur me 13-14 lojtarët e njëjtë gjithë kohën”.
“Ky është dallim shumë i madh. Në dhjetor, neve na kanë munguar lojtarët dhe nuk kemi pasur kalendarin më të mirë, ne kemi mundur të kemi dy, tri ose katër pikë më shumë”.
“Ne nuk jemi mësuar që të jemi top ekip, ndoshta ne duhet që të jemi të tillë. Ne nuk jemi të mençuar si Chelsea që thjesht e bën 2-0 dhe e përfundon ndeshjen”, u shpreh Klopp. /Telegrafi/