Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp ishte në kontakt me sulmuesin e RB Leipzig, Timo Werner përpara pezullimit të sportit shkaku i pandemisë së coronavirusit.
Sipas mediumit The Athletic, Klopp ka mbajtur personalisht bisedime me sulmuesin Werner para se futbolli profesional të ndalet.
Menaxheri i Liverpoolit kontaktoi sulmuesin e RB Leipzig dy javë përpara ndeshjes kthyese të Ligës së Kampionëve kundër Atletico Madridit.
Reprezentuesi gjerman thuhet se zhvilloi gjithashtu bisedime edhe me Manchester Unitedi dhe Barcelona ndërsa përfaqësuesit e tij biseduan me Chelsean.
Por, Werner thuhet se favorizon një kalim në Anfield për shkak të trajnerit, shokëve të skuadrës, stilit të lojës dhe mjedisit të ofruar.
Ylli gjerman është lidhur edhe me dy klubet e mëdha italiane, Interin dhe Juventusin. /Telegrafi/