Telegrafi

Klopp ka një arsyetim pse Chelsea po bëhet kampion i Ligës Premier

Chelsea sonte mund të shpallet kampion në rast se fiton kundër West Bromvich Albionit.

E këtë sukses e ka merituar pohon trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp.

Megjithatë, trajneri gjerman ka një arsye pse Chelsea po bëhet kampion i Ligës Premier, transmeton Telegrafi.

“Chelsea e meritoi titullin, por kam thënë se ata ishin me fat për lëndime. Diego Costa? A mungoi në një ndeshje? Eden Hazard ndonjë ndeshje? Pedro luante, Williani luante, e gjithë mbrojtja luante”.

“Ju duhet fati dhe pastaj kaloni me sukses. Nuk them se kemi mundur të jemi pa lëndime, por distanca nuk është shumë e madhe”, tha Klopp. /Telegrafi/