Telegrafi

Klopp ka kërkuar nga Liverpooli transferimin e dy lojtarëve për të forcuar skuadrën për edicionin e ri

Jurgen Klopp thuhet se ka kërkuar transferimin e dy lojtarëve nga Liverpooli për të forcuar skuadrën për edicionin e ri.

Klopp e ka udhëhequr skuadrën e The Reds në fitimin e titullit të Ligës Premier pas më shumë se 30 vitesh.

Por, sipas asaj që raporton Daily Start, gjermani ka kërkuar nga bordi i klubi që të transferojnë Thiago Alcantaran nga Bayern Munich dhe Victor Osimhen nga Lille.

Ish-anëtari i Barcelonës po lidhet me një kalim në Anfield, pasi besohet se ai dëshiron të kalojë po ashtu te Liverpooli.

Në anën tjetër, sulmuesi nigerian është sensacioni i fundit në futboll, gjersa po kërkohet nga shumë skuadra.

Klopp me gjasë nuk do të ketë problem që të transferojë dy lojtarët, pasi tashmë ka ndërtuar një skuadër të fuqishme dhe me pak transferime sërish mund të fitojë Ligën Premier, pse jo edhe Ligën e Kampionëve. /Telegrafi/