Një përmbledhje e asaj që ka aftësinë të bëjë në fushë Conor Bradley, sugjeron se ai është pasardhësi ideal i Trent Alexander-Arnold tek Liverpooli.
Të dielën Arsenali u ndëshkua për humbjen e disa mundësive të pastra për gol, teksa një autogol i Jakub Kiwior dhe një tjetër i Luis Diaz bën që Liverpooli të kualifikohej në raundin e katërt të FA Cup.
Kjo fitore do të thotë se Liverpooli kanë ende mundësinë për të fituar katër trofe këtë sezon.
Një nga paraqitjet më të mira në këtë ndeshje për Liverpoolin erdhi nga Bradley, i cili u fut në fushë për të zëvendëusar Harvey Elliott, teksa kishin mbetur edhe 15 minuta deri në përfundim të ndeshjes.
Përkundër minutave të limituara, paraqitja e tij në këtë ndeshje shpejt ra në syrin e legjendës angleze Alan Shearer, i cili e cilësoi paraqitjen e Bradleyt si të “jashtëzakonshme”.
https://twitter.com/BradleyLFC23/status/1744068526371901476
“Ai po bën mirë apo jo?! Ai u duk i jashtëzakonshëm kur u fut në fushë”, ka thënë Shearer për BBC.
Kjo ndeshje e tij u përshëndet edhe nga bashkëlojtarët e tij si Virgil Van Dijk e Trent Alexander-Arnold që e përgëzuan për paraqitjen.
Bradley ka nënshkruar një kontratë afatgjatë me Liverpoolin në fund të vitit 2023 dhe deri më tani ka bërë shtatë paraqitje nën urdhrat e Klopp, duke dëshmuar se është pasardhësi ideal i Alexander-Arnold./Telegrafi/