Telegrafi

Klopp: Juventusi është favorit në Ligën e Kampionëve

Jurgen Klopp pranoi se Liverpooli është i lehtësuar që i është shmangur takimit me Juventusin në shortin e Ligës së Kampioneve, pasi ata janë “favoritët për turneun”.

The Reds do të takohen në fazën e ardhshme me Bayern Munichun gjersa janë nënkampion të kësaj gare pasi vitin e kaluar pësuan humbje kundër Real Madridit.

Jurgen Klopp (Getty Images)

“Për të qenë 100 për qind i ndershëm, kanë qenë vetëm dy klube që nuk i pëlqeja me të vërtetë”, tha Klopp.

“Borussia Dortmundin nuk dëshiroja ta takoja në këtë fazë. Nëse takohemi në rrethin e ardhshëm është mirë për të dy klubet”.

“Dhe Juventusi sepse për mua ata janë favoritët e turneut. Për shkak të grupmoshës që kanë, duket si shansi i fundit i mbrojtjes. Do të jetë me të vërtetë e vështirë të mposhtim Juven këtë vit”, tha Klopp.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet rreth Ligës së Kampionëve

Ai më tutje ka thënë se të dyja klubet, Liverpooli dhe Bayerni, e dinë që është një takim i fortë.

“E dimë se është e vështirë, ata e dinë se është e vështirë, kështu që duhet të jetë – dy lojëra të mëdha, 100 për qind”, tha gjermani. /Telegrafi/