Telegrafi

Klopp: Jam gjeni i ndeshjeve derbi

Jurgen Klopp ka folur në konferencë për shtyp para ndeshjes.

Liverpooli është nikoqirë i Evrtonit në ndeshjen e nesërme(shtunë) derbi të qytetit e cila fillon nga ora 13:30.

Sipas trajnerit gjerman, kjo ndeshje do të jetë e madhe dhe qyteti duhet të jetë krenar që ka një derbi të tillë, teksa e ka cilësuar vetën si një gjerni për t’i kuptuar ndeshjet derbi.

Lexo po ashtu Guardiola dhe Klopp vijnë me mosmarrëveshje më miqësore që kemi parë ndonjëherë (Video)

“Nuk jam i aftë  për shumë gjëra në jetë, por jam gjeni për të kuptuar një derbi, sepse nuk kam nevojë për një të dytë për ta kuptuar atë”, ka deklaruar Klopp në konferencën e tij për shtyp para ndeshjes me Evertonin.

“Në këtë qytet, bota do të ndalojë për 90 minuta. Futbolli nuk është gjëja më e rëndësishme në jetë, por për disa momente ne duam që të jetë kështu”.

“Nuk ka shumë qytete në mbarë botën që kanë një derbi të kësaj madhësie dhe kësaj rëndësie. Këto janë ndeshje që ne i presim”, përfundoi trajneri gjerman. /Telegrafi/