Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp insiston se ai nuk ka asnjë problem me homologun e tij nga Manchester City, Pep Guardiola, përpara takimit të së dielës.
Klopp u pyet sot se si është marrëdhënia e tij me Guardiola, pas një përplasjeje të fundit rrethe deklarata mbi Sadio Manen.
“Ka shumë respekt nga ana ime”, ka thënë fillimisht Klopp kur u pyet se çfarë mendon për katalunasin.
“Bëhet fjalë për atë që ne e mbështesim dhe gjithçka mund të bëjmë me ekipin tonë”.
“Unë nuk mund ta respektoja më shumë. Ai është menaxheri më i mirë në botë”.
“Ai ka bërë një ndikim të duhur në këtë ekip”.
Ai më pas bëri shaka: “Tani është në Man City dhe futbolli nuk është shumë i keq”.
“Nuk kam një marrëdhënie negative me askënd në skenën e futbollit”.
“Mund të duket kështu, por është respektuese. Kam shumë respekt, përfundoi gjermani. /Telegrafi/