Site icon Telegrafi

Klopp insiston për Pastoren

Liverpooli dhe trajneri i tyre Jurgen Klopp dëshirojnë të arrijnë një marrëveshje me mesfushorin e Argjentinës dhe të PSG-së, Javier Pastore.

Kjo është një nga dëshirat e mëdha të trajnerit gjerman.

Sipas France Football, pas pesë sezonesh në Paris, Pastore po mendon të ndërrojë skuadër, ndërkohë që ky sezon ka qenë problematik për argjentinasin, i cili ka luajtur vetëm 15 ndeshje si pasojë e dëmtimeve të ndryshme.

Sipas revistës së njohur franceze, vëzhgues të Liverpoolit e kanë ndjekur në disa takime yllin argjentinas dhe në verë klubi anglez pritet të dalë me një ofertë.

Pastore ka një kontratë deri në vitin 2019 me PSG-në, ndërsa veç Liverpulit i interesuar për të është dhe Juventusi në Itali.

Exit mobile version