Site icon Telegrafi

Klopp infektohet me COVID-19, mungon në ndeshjen e Liverpoolit ndaj Chelseat

Jurgen Klopp do të humbasë udhëtimin e Liverpoolit te Chelsea pasi u bë trajneri më i fundit i Ligës Premier që doli pozitiv me coronavirusin e njohur si COVID-19.

Liverpoolit iu kthye pozitiv testi i Kloppit për Covid i bërë sot (e shtunë) në mëngjes, dhe për këtë arsye do të mungojë në Stamford Bridge.

Ndihmës menaxheri Pep Lijnders do të marrë drejtimin e skuadrës, me tre anëtarë të tjerë të stafit, ende të paidentifikuar, që gjithashtu do të humbasin ndeshjen pas kontraktimit me coronavirusin.

Lexo po ashtu Situata me COVID-19 në Angli: Hernderson i shqetësuar se si askush nuk e merr seriozisht mirëqenien e lojtarëve

Është vet faqja zyrtare e Liverpoolit e cila ka konfirmuar infektimin e trajnerit gjerman me anë të një postimi.

“Jurgen Klopp do të humbasë takimin tonë me Chelsean të dielën pasi ka kthyer një rezultat të dyshuar pozitiv të testit COVID-19”, thuhet në njoftim.

Kështu, Klopp i bashkohet infektimeve të klubit nga Anfield, pasi tre lojtarë të ekipit të parë rezultuan pozitivë në fillim të javës. /Telegrafi/

Exit mobile version