Telegrafi

Klopp futet në listën e dëshirave të PSG-së

Jurgen Klopp (Getty Images)

Jurgen Klopp është emri më i ri në listën për trajner të Paris Saint-Germain.

Trajneri aktual i PSG-së, Unai Emery është në vitin e fundi të kontratës me skuadrën franceze.

Por, dështimi i tij për të shkuar më shumë se faze e eliminimit direkt në Ligën e Kampionëve nuk i ka dhënë asnjë shans për vazhdim të kontratës spanjollit.

Lexo po ashtu PSG gati për revolucion, shumë lëvizje priten në verë

PSG janë vënë në kërkim të një emri të ri për stolin e skuadrës për sezonin e ri dhe shumë trajner të njohur janë lidhur me një të ardhme në Parc des Princes.

Emery pritet të largohet në fund të sezonit (Getty Images)

Emri i fundit që po lidhet me stolin parisien është trajneri gjerman i Liverpoolit, Klopp.

Sipas mediumit francez Le Parisien, menaxheri i Liverpoolit ka përfunduar në listën e ngushtë të dëshirave për trajnerin e ardhshëm të PSG-së.

Lexo po ashtu Neymar e preferon Luis Enriquen si trajner te PSG

Kështu, gjermani i bashkohet Luis Enriques, Carlo Ancelottit dhe Antonio Contes për trajnerin e ardhshëm potencial.

Megjithatë, Klopp është nën kontratë me klubin nga Anfield deri në vitin 2022. /Telegrafi/