Telegrafi

Klopp i frustruar pas humbjes ndaj Hullit

Jurgen Klopp është nervozuar me paraqitjen e futbollistëve të tij në ndeshjen ndaj Hull Cityt.

Liverpool ka humbur ndaj Hullit me rezultat 2-0, por paraqitja e futbollistëve në këtë ndeshje e ka nervozuar jashtë mase trajneri Klopp, i cili ka deklaruar pas ndeshjes që skuadra e tij luajti pa kuptim.

Lexo po ashtu Vazhdon forma e dobët e Liverpoolit (Video)

“Pjesa e parë me siguri nuk ishte e mjaftueshme. Ne dhamë atyre dy gola të lehta, paraqitja e përgjithshme nuk ishte si që duhet të jetë”, ka thënë Klopp pas ndeshjes për BBC Sport.

“Nuk ka kuptim për ne të luajmë në këtë mënyrë. Nëse luajmë në gjithë lojën si në pjesën e dytë, asnjë ekip nuk mund të përballet me ne. Por, ne duhet të zgjohemi, kjo nuk ishte e pranueshme”,përcjell Telegrafi.

Lexo po ashtu Hull City 2-0 Liverpool, notat e lojtarëve (Foto)

“Unë kam shumë mendime në kokë këtë moment, por nuk mund të them disa prej tyre tani, sepse unë me të vërtetë kam nevojë për të menduar për atë që ndodhi”.

“Kemi pasur shumë posedim, por çka është posedimi? Posedimi është i mirë vetëm nëse ju krijoni diçka. Nuk bëmë atë që presim nga vetja”, përfundoi i frustruar trajneri gjerman. /Telegrafi/