Site icon Telegrafi

Klopp flet për zërat e transferimit të Salah në Arabinë Saudite

Jurgen Klopp këmbëngul se Mohamed Salah nuk është në shitje dhe është i përkushtuar te Liverpooli mes interesit të vazhdueshëm nga Arabia Saudite.

Mediumi The Athletic raportoi të enjten se skuadra e Superligës së Arabisë Saudite, Al Ittihad, kishte rindezur interesin e tyre për sulmuesin egjiptian.

Ky medium shtoi se klubi saudit ishte i gatshëm ta paguante mbi 100 milionë euro te Reds dhe ta bënte egjiptianin më të paguar se Cristiano Ronaldo.

Lexo po ashtu Al-Ittihad me ofertë të pa rezistueshme për Salah dhe Liverpoolin

Megjithatë, është e paqartë në këtë fazë nëse një marrëveshje për Salah do të realizohet, me Liverpoolin që 31-vjeçari nuk e ka në shitje.

Agjenti i Salah kishte hedhur poshtë raportet në fillim të gushtit që lidhnin lojtarin me një lëvizje në klubin e Arabisë Saudite, ndërsa tani edhe Klopp këmbëngul të njëjtën gjë.

Lexo po ashtu Salah dëshiron të largohet nga Liverpooli dhe të zëvendësojë Ronaldon si lojtari më i paguar në botë

“Nuk ka asgjë për të folur nga këndvështrimi ynë. Nëse do të kishte diçka (një ofertë), atëherë përgjigja do të ishte jo”, ka thënë Klopp.

I pyetur nëse Salah është ende i përkushtuar ndaj Liverpoolit, Klopp u përgjigj: “100%”. /Telegrafi/

Exit mobile version