Telegrafi

Klopp flet për videon me trajnerin e Salzburg: Nëse Liverpooli do ta bënte atë gjë, unë do të largohesha

Jurgen Klopp ka folur për videon e publikuar nga klubi i RB Salzburg ku shihet trajner Jesse Marsch mes pjesëve në ndeshjen e Ligës së Kampionëve.

Ai ka shtuar se nëse klubi i Liverpoolit do të postonte një video të tillë, ai do të largohej menjëherë.

Liverpool e mposhti Salzburg 4-3, por klubi austriak ishte duke humbur 3-0, me Sadio Mane, Andrew Robertson dhe Mohamed Salah në pjesën e parë.

Lexo po ashtu Fjalimi mahnitës i trajnerit të Salzburgut pas pjesës së parë, i urdhëroi lojtarët e tij që të sulmojnë më shumë Van Dijkun

Salzburg u rikthye duke barazuar 3-3, por në fund Salah shënoi për fitoren e anglezëve.

“Nëse LFCTV do të postonte video me mua në një pozicion të tillë, unë do të largohesha nga klubi”

“Kjo është e vërteta dhe kaq mund të them për këtë”, ka thënë Klopp.

Trajneri gjerman njihet për karizmin e tij dhe mund të ketë video të shumta të tilla në dhoat e zhveshjes duke i dhënë skuadrës zemër mes pjesëve. /Telegrafi/