Telegrafi

Klopp flet për transferimin e ri

Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp, është shprehur shumë i lumtur për transferimin e Loris Kariusit nga Mainzi.

22-vjeçari ka arritur marrëveshje me të “Kuqtë” dhe zyrtarisht është numri 1 i ri i skuadrës.

“Jam shumë i lumtur që kemi nënshkruar me Lorisin, ai ka pasur një sezon fantastik me Maizin dhe është zhvilluar në një portier shumë të mirë që prej kur u rikthye në Gjermani”.

“Jam shumë i lumtur që kemi arritur ta transferojmë dhe se Loris ka treguar dëshirën për të ardhur në Liverpool edhe pse për të ishin interesuar disa klube tjera. E di se ai do të shtojë kualitetet dhe mezi pres të punoj me të dhe të gjithë lojtarët kur të kthehemi për pjesën parasezonale”, ka thënë Klopp për faqen zyrtare të klubit.

Lexo më shumë: Lajmet e fundit rreth Transferimeve