Site icon Telegrafi

Klopp flet për skuadrat për titull në PL, por befason të gjithë me favoritin kryesor

Elita e futbollit anglez Liga Premier këtë edicion është bërë tejet interesante.

Skuadrat janë përforcuar dukshëm dhe disa nga to janë në kërkim të titullit të kampionit.

Liverpooli si kampion në fuqi i Anglisë po shihet si ekipi favorit për ta fituar përsëri titullin, por aty janë edhe skuadrat tjera si Manchester City, Chelsea, Tottenham Hotspur e Manchester United.

Aktualisht lider në elitën e futbollit anglez është Chelsea që ka 22 pikë, një më shumë se Tottenham Hotspur e Liverpool që kanë nga një ndeshje më pak të zhvilluar.

Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp ka folur për garën për titull të kampionit, ku e sheh Chelsean si favoritin kryesor.

“Nëse shikojmë ndeshjet, atëherë e shohim që Tottenham po luan mjaftë mirë, por për mua Chelsea është favoriti kryesor për titull”, tha Klopp.

“Chelsea ka një skuadër të madhe me futbollistë të shkëlqyeshëm dhe ata po luajnë shumë mirë”.

“Tani ata janë të kompletuar dhe kanë mundësi të pabesueshme për të ndryshuar ekipin nga ndeshja në ndeshje”, u shpreh Klopp.

Krejt në fund ai ka thënë se në garë janë edhe dy skuadrat nga Manchesteri.

“Ato janë gjithmonë aty për të luftuar. Edhe pse është herët të mendosh se kush do të jetë para kujt, por po flas për momentin si është situata. Do të jetë një garë e fortë deri në fund”, ka deklaruar Klopp.

Ndërkohë Liverpooli i trajnerit gjerman sot do të luaj një ndeshje të vështirë pasi në Anfield pret Wolverhampton Wanderers. /Telegrafi/

Exit mobile version