Liverpooli humbi vendin e parë në Ligën Premier pas barazimit 0-0 ndaj Evertonit.
Pas ndeshjes trajneri i Reds, Jurgen Klopp, ka befasuar të gjithë duke thënë se era në Godison Park nuk e lejoi skuadrën e tij të luajë në mënyrën se si ata dëshironin.
“Ishte një ndeshje shumë, shumë e vështirë për disa arsye”. ka thënë Klopp për Sky Sports.
“E di që njerëzve nuk iu pëlqen kjo që them, por era erdhi nga të gjithë anët dhe ju e shikuat këtë në shumë raste”.
“Nuk e ndihmoi mënyrën e lojë, posaçërisht kur topi ishte në ajër, që ishte shumë herë”.
“Ishte një ndeshje e vështirë për t’u kontrolluar për shkak të këtyre rrethanave, kishim tre apo katër raste të mëdha”, ka shtuar Klopp.
Kjo nuk ishte hera e parë që trajneri gjerman fajëson motin për mos arritjen e rezultatit të kërkuar dhe nga kjo shumë tifozë kanë shpërthyer në rrjete sociale duke e tallur atë për këto deklarata. /Telegrafi/
“Mami, Kloppi thotë se ishte faji i erës”
Mum, klopp said it was the wind 😂 pic.twitter.com/NgxiAiUQWy
— Ithilebu Robert (@IthilebuRobert) March 3, 2019
Klopp tani edhe një ekspert moti
BREAKING: Klopp to take over bbc weather news tonight to explain his analysis on the wind which resulted in a Liverpool Everton draw.. #Klopp #Liverpool #whatanidiot pic.twitter.com/1SCJ5tVWgF
— Hashim (@CFCHash) March 3, 2019
Duke tentuar ta kuptosh si era nuk ndikoi në lojën e Evertonit, por vetëm të Liverpoolit
Klopp blaming the wind again like Everton didn't play in the same wind #EVELIV pic.twitter.com/D2bs237jHp
— 𝙅𝙪𝙖𝙣 𝘿𝙤𝙣 ∞/𝟮𝟭𝗠 ⚡ (@ftblsince1905) March 3, 2019
Klopp në Godison Park
Klopp “the wind was dreadful” https://t.co/JJethKJf47
— The Manchester is BLUE show (@manchesterisB) March 3, 2019