Telegrafi

Klopp është i bindur: City i vetëm për titull, ne të tjerët duhet të luftojë për top katërshe

Jurgen Klopp është i bindur se vetëm Manchester City është i denjë për titullin kampion në Ligën Premier.

Përkundër se tifozët e Liverpoolit presin që skuadra e tyre të kthehet në luftë për titullin kampion, ndryshe mendon trajneri Jurgen Klopp.

Trajneri gjerman ka thënë se skuadrat e tjera duhet të luftojnë vetëm për një pozitë në Ligën e Kampionëve, pasi për titull është shumë e vështirë.

Lexo po ashtu Klopp flet për transferimin e mundshëm të Mbappe te Liverpooli

“Mendoj se vetëm Manchester City ka luksin të mendojë për titullin në këtë moment, ne të tjerët duhet të shohim dhe të sigurojmë sa më shpejt një nga katër vendet e para të Ligën Premier”.

“Këtu përfshihet edhe Liverpooli, sa më shpejt të sigurosh pjesëmarrjen në Ligën e Kampionëve aq më shumë mundësi ke edhe për të ecur në garën e titullit”, tha Klopp.

Megjithatë Klopp thotë se tani për tani mendon vetëm për fazën përgatitore dhe të krijoj harmoninë e duhur brenda skuadrës

Lexo po ashtu Klopp konfirmon largimin nga Liverpooli pas skadimit të kontratës, paralajmëron edhe pensionimin

“Nuk e di nëse skuadra ime do të jetë në atë pozicion. Na duhet të grumbullojmë shumë pikë, edhe pse një klub si Liverpooli e ka detyrim të jetë në garë dhe mes favoritëve për tituj. Tani për momentin unë nuk mendoj për kampionatin, duhet të përfundojmë në mënyrën e duhur fazën përgatitore”.

“Për mua e rëndësishme është të krijoj harmoninë e duhur në skuadër, pasi aty është baza për një sezon pozitiv. Nëse ia dalim, atëherë mund të bëjmë mirë në garën e Premier League”, deklaroi trajneri gjerman. /Telegrafi/