Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp po përgatit një ofertë të re për yllin e talentuar të Borussia Dortmundit, Christian Pulisic.
Klopp ka admirim të gjatë ndaj reprezentuesit të SHBA-ve dhe insiston ta transferoj në Anfield gjatë verës.
Gjermani tashmë ka dështuar me dy oferta të mëparshme për të sjellë mesfushorin në Angli që nga largimi i tij nga Dortmundi.
Por, sipas gazetës gjermane BILD, Klopp ka diskutuar një ofertë të re për Pulisicin me drejtuesit e Liverpoolit dhe një ofertë tani është duke u bërë gati.
Është sugjeruar që një propozim që arrin 60 milionë euro do të shihte Dortmundin të pendohej dhe ta shiste atë.
Ndërkohë, shefi i skuadrës gjermane, Michael Zorc, këmbënguli mbrëmë (e mërkurë) se është në kontakt me Kloppin, por nuk ka njohuri për këtë.
“Unë jam në kontakt të vazhdueshëm me Jurgen Klopp – por unë nuk di asgjë për këtë…”, ka thënë Zorc.
Ndryshe, talenti amerikan iu pëlqen shumë skuadrave të mëdha në Ligën Premier, por ka interesim edhe nga Bayern Munichu. /Telegrafi/