Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp është ndarë i kënaqur me paraqitjen e ekipit të tij në fitoren 4-1 ndaj Portos.
Liverpooli nën drejtimin e gjermanit do të jetë për herë të tretë në aktor vite në gjysmëfinale.
“Kemi luajtur më mirë në këtë sezon. E dinim se nuk do ta kishim të lehtë këtu, por energjia e Portos ra në pjesën e dytë dhe ne mundëm të merrnim kontrollin e ndeshjes dhe të shënonim golat”.
“Tani kemi më shumë eksperiencë. Kemi patur ndeshje të vështira si mysafirë dhe e dinim se nuk do të kishte asnjë ndryshim mes Cityt dhe Romës sezonin e kaluar”.
“Ishte një ndeshje e vështirë, por kemi arritur të kualifikohemi në gjysmëfinale”.
Ai ka folur edhe për ndeshjen gjysmëfinale ndaj Barcelonës, ku thotë se e pret me padurim.
“Kjo do të jetë hera e parë për mua kundër Barcelonës, me përjashtim të miqësoreve. E pres me padurim këtë sfidë”, ka thënë Klopp. /Telegrafi/