Telegrafi

Klopp e do në skuadër, Liverpooli në kontakt me babanë e Mac Allister

Gjiganti anglez, Liverpooli është gati të shtojë planet për transferimin e mesfushorit të Brighton, Alexis Mac Allister.

Mac Allister është njëri nga lojtarët më të kërkuar në Evropë momentalisht, pas paraqitjeve të shkëlqyera me Brighton dhe Argjentinën.

Megjithatë, Liverpooli është klubi që e ka marrë me seriozisht garën për transferimin e mesfushorit energjik të Brgihtonit.

Lexo po ashtu Mac Allister do të largohet nga Brightoni, gjashtë top klube pas tij

Trajneri i Reds, Jurgen Klopp beson se fituesi i Kupës së Botës “Katar 2022” me Argjentinën është një lojtar që i përshtatet sistemit të tij.

Babai dhe agjenti i tij, Carlos, ka njoftuar këtë javë se Mac Allister do të fillojë përgatitjet para-sezonale me një klub të ri.

Lexo po ashtu Babai i Mac Allister konfirmon largimin e lojtarit nga Brighton në verë

Dhe Liverpool tani po planifikon të intensifikojë përpjekjet e tyre me rekomandimin e Klopp.

Ai po ndiqet gjithashtu nga Manchester United dhe Chelsea dhe që duan ta kenë për vete yllin argjentinas, i cili vlerësohet rreth 60 milionë euro. /Telegrafi/