Telegrafi

Klopp e do Lewandowskin te Liverpooli

Sulmuesi i Bayern Munichut, Robert Lewandowski, është bërë synimi kryesor i Liverpoolit për afatin kalimtar veror.

Daily Star bën të ditur se Redsat do t’i ofrojnë fonde të mjaftueshme Jurgen Kloppit që të bëjë transferime gjatë afatit të qershorit.

Sulmuesi polak shihet si njeriu i duhur për të udhëhequr fazën ofensive të skuadrës angleze.

Lewa ka punuar nën urdhrat e Klopp gjatë kohës kur të dy ishin pjesë e Borussia Dortmundit.