Klubi anglez, Liverpooli po diskuton në mënyrë aktive një lëvizje të bujshme gjatë verës për yllin e Paris Saint-Germain, Kylian Mbappe.
Mbappe është i preferuari i menaxherit të Reds, Jurgen Klopp, i cili është afër babait të tij dhe në kontakte të rregullta.
Është gazetari i Canal +, Geoffroy Garetier, i cili raporton se Klopp ka Mbappen në krye të listës së tij të blerjeve të verës, duke njohur që ekipi i tij ka nevojë për rinovim – veçanërisht sulmi.
Gjermani është tani në bisedime me pronarët e klubit, FSG, rreth financimit të një lëvizjeje për Mbappen, i cili është vendosur të bëhet i disponueshëm në fund të sezonit me kontratën e tij që është brenda 18 muajve të fundit.
Dhe Garetier këmbëngul se Liverpooli mburret me fuqinë shpenzuese për të sjellë Mbappe në Angli për sezonin e ardhshëm.
Sulmuesi francez është lidhur shumë edhe me një transferim te Real Madridi, por gjiganti spanjoll thuhet se ka has në vështirësi financiare shkaku i pandemisë. /Telegrafi/