Jude Bellingham është objektivi kryesor i gjiganti anglez Liverpool për repartin e mesfushës.
Mesfushori i talentuar anglez është duke kaluar vitin e tij të dytë në Signal Iduna Park me fanellën e Borussia Dortmund ku ka pasur paraqitje të mëdha.
18-vjeçari në 41 ndeshje zyrtare këtë edicion ka shënuar gjashtë gola dhe ka asistuar në 13 të tjerë.
Jurgen Klopp e pëlqen jashtëzakonisht shumë yllin e ri anglez dhe dëshiron me çdo kusht transferimin e tij në Anfield gjatë afatit kalimtar të verës.
Mediat e ndryshme në Angli dhe Gjermani kanë raportuar se drejtuesit e dy klubeve tanimë kanë pasur bisedat e para sa i përket të ardhmes së futbollistit.
Vet Bellingham është i gatshëm tani pas dy viteve të rikthehet në futbollin anglez dhe atë e tërheq ideja për të luajtur për një skuadër të madhe në vendlindjen e tij.
Gjithsesi Dortmund nuk e ka ndërmend të heq dorë nga ylli i tyre pa një shumë prej 80 milionë euro. /Telegrafi/