Telegrafi

Klopp duket se e ka gati transferimin e parë për janar te Liverpooli

Liverpooli është në bisedime të avancuara për të nënshkruar me mbrojtësin e Sao Paulos, Lucas Beraldo.

UOL raporton se 19-vjeçari mund të nënshkruajë për Reds në janar, ndërsa një marrëveshje është shumë afër.

Rafael Reis, për UOL , raporton: “Meqenëse ai ka vetëm një vit e disa muaj karrierë profesionale dhe përvojë vetëm në futbollin brazilian, ai ende duhet të testohet pak më shumë përpara se të luftojë efektivisht për një vend në ekipin Kanarian”.

Lexo po ashtu "Kapela magjike" - Gakpo zbulon se për çfarë po e përdorin te Liverpooli

“Por, Beraldo ka shumë potencial. Interesimi për të është shumë i madh, mirëpo më është thënë se Liverpooli është seriozisht në garë për të”.

Jurgen Klopp ka dërguar skautët për ta vëzhguar lojtarin për disa ndeshje, në mënyrë që të sigurohen për potencialin e tij. /Telegrafi/