Telegrafi

Klopp: Duhet të kemi durim kur ata e kanë topin, duam të fitojmë dhe të shkojmë në finale

Jurgen Klopp. (Photo by Alex Caparros/Getty Images)

Jurgen Klopp ka folur në konferencë për shtyp para ndeshjes gjysmëfinale ndaj Barcelonës.

Ai tregoi se sulmuesi brazilian Firmino është mirë, por për të do të vendoset më vonë.

“Firmino duket mirë deri tani, të mërkurën do të vendosi për të”.

“Shpresojmë të luajmë mirë. Kur ata kanë topin, duhet të kesh shumë durim dhe të mos frustrohesh. Ata do të bëjnë shumë pasime dhe ne duhet ta pranojmë këtë gjë”.

Jurgen Klopp. (Photo by Alex Caparros/Getty Images)

“Megjithatë, kur të jetë momenti ynë, duhet të jemi kërcënim i madh për ta”.

Klopp tregon se nuk ka luajtur asnjëherë ndaj Barcelonës, ndaj dëshiron ta testojë vetën.

“Barcelona është një ekip shumë i mirë. Kam parë kaq shumë ndeshje të skuadrave të tjera aty, por unë vetë nuk kam qenë ndonjëherë kundërshtar prandaj do të jetë interesante të testoj veten time ndaj tyre”.

Jurgen Klopp. (Photo by Jan Kruger/Getty Images)

“Nuk duhet të harrojmë se edhe ne nuk jemi kundërshtari i ëndrrave për skuadrat e tjera. Do të bëjmë çmos për të fituar”, ka thënë Klopp.

Ndeshja zhvillohet të mërkurën nga ora 21:00. /Telegrafi/