Telegrafi

Klopp drejton gishtin tek dy lojtarët e Liverpoolit për humbjen ndaj Nottinghami

Jurgen Klopp u duk se drejtori gishtin drejt Virgil van Dijk pas humbjes shokuese të Liverpoolit 1-0 ndaj Nottingham Forest.

The Reds u shkouan në terrenin e kundërshtarit pasi ish-sulmuesi i tyre, Taiwo Awoniyi, shënoi golin e vetëm të ndeshjes, për t’i dhënë fund formës së ringjallur të Liverpoolit. Performanca e dobët nga skuadra e gjermani i la tifozët të zhgënjyer, por holandezi kishte ende tre raste të veçanta për të shpëtuar një pikë në fund të ndeshjes.

Në vend të kësaj, Van Dijk bëri disa veprime të gabuara dhe u kritikua nga Klopp pas ndeshjes së bashku me shokun e skuadrës Roberto Firmino, i cili shpërdoroi më pak mundësi.

“Performancën mund ta shpjegoj, rezultatin jo – për të qenë i sinqertë”, deklaroi strategu i Reds për BT Sport. “Unë kurrë nuk e kam parë atë lojë ku një ekip nuk ka raste dhe fiton në fund, ndërsa ekipi tjetër ka katër ose pesë dhe nuk i finalizon ato”.

“Bobby në pjesën e parë, Virgil dy herë, tre herë, duhet ta përfundonin lojën sepse kishim mundësi të mira dhe ne bëmë gabime të mëdha. Përveç kësaj, kemi pasur shumë gabime në qendër dhe erdhi humbja”.

“Ata e mbyllën qendrën aq shumë, kështu që krahët ishin të mundur, nuk do të ishte një paraqitje e lirë, e dinim që me ndryshimet e vona mund të bënim diçka, por nuk ishim klink. Është një lojë që duhet të fitosh duke bërë përsëri gjërat e duhura dhe përsëri dhe ne nuk e bëmë. Kjo është arsyeja pse ne ngecëm këtu dhe nuk e kemi fituar ndeshjen”, ka shtuar më tej Klopp.

Liverpool i kishte fituar tre ndeshjet e fundit për t’u kthyer në formën e vjetër, duke përfshirë një fitore emocionuese 1-0 kundër Manchester City të dielën e kaluar. Por, tani Klopp duhet t’i ndihmojë lojtraët e tij të rikuperohen nga humbja e tretë e sezonit në ligë në vetëm 11 ndeshje. /Telegrafi/