Site icon Telegrafi

Klopp: Dortmundi do t’ia dalë përsëri

Jurgen Klopp beson se Dortmundi nuk ka asnjë arsye për t’u brengosur për largimin e yjeve kryesor nga skuadra, pasi beson se tashmë kanë nënshkruar me disa nga talentët më të mirë për sezonin 2016-17.

Dortmundi tashmë ka mbetur pa Mats Hummels, Ilkay Gundogan, dhe Henrikh Mkhitaryan që sot u bashkua me Manchester Unitedin, transmeton Koha.net.

Por, përkundër këtyre largimeve të rëndësishme Dortmundi është përforcuar me Mikel Merino, Ousmane Dembele, Sebastian Rode, Marc Bartra, Emre Mor dhe Raphael Guerreiro, për të cilët Klopp beson në këta talent që ka transferuar ish-skuadra e tij.

“Dortmundi ia ka arritur të transferojë pothuajse talentët më të mirë në Evropë në këtë afat kalimtar. Nuk jam i shqetësuar për Dortmundin aspak”.

“Kur unë u bashkova me BVB-në ishim në një situatë të ngjashme. Nëse është një klub që mund t’ia dalë pas largimit të tre lojtarëve kryesor atëherë ai është Dortmundi, dhe trajneri Thomas Tuchel”, është shprehur Klopp për Bild.

Exit mobile version