Jurgen Klopp dhe Diego Simeone kanë vazhduar ‘traditën’ duke mos shtrënguar duart me njëri-tjetrin pas përfundimit të ndeshjes.
Disa javë më parë gjatë ndeshjes së parë të grupit mes Liverpoolit dhe Atletico Madridit ndodhi një gjë e pazakontë.
Pas përfundimit, dy trajnerë zakonisht shtrëngoj duart dhe përshëndesin njëri-tjetrin, por kështu nuk ndodhi edhe me Klopp dhe Simeone.
Ishte trajneri i Atleticos, Simeone, i cili pas humbjes 3-2 vrapoi me shpejtësi drejt zhveshtores duke mos përfill homologun e tij.
Klopp atëherë e justifikonte atë duke thënë se kjo ishte një gjë normale dhe nuk krijonte asnjë lloj problemi.
Që nga ajo kohë të dy trajnerët janë përgatitur ta ‘injorojnë’ njëri-tjetrin pasi sipas Simeones ka emocione të ndryshme mes dy akterëve pas ndeshjes, ndërsa Klopp respekton vendimin e tij.
Kështu ndodhi edhe pas fitores 2-0 të Reds ndaj Atleticos të mërkurën mbrëma në Anfield.
Pas ndeshjes, Klopp filloi t’i përshëndes të gjithë, nga gjyqtarët deri tek lojtarët e tij, ndërsa Simeone priti dhe përshëndeti futbollistët e tij, por pa shtrënguar duart me njëri-tjetrin. /Telegrafi/
Klopp shaking everyone’s hand but Simeone’s is the content I didn’t think I needed until now. pic.twitter.com/RxuEQWK4LZ
— Mick Moran (@Mick_Moran_) November 3, 2021