Diego Simeone dhe Jurgen Klopp nuk i kanë shtrënguar duart pas ndeshjes së Ligës së Kampionëve mes Atletico Madridit dhe Liverpoolit, pasi trajneri argjentinas iku me vrap drejt tunelit të stadiumit.
Liverpooli mori një fitore të madhe 3-2 në Wanda Metropolitano ndaj Atletico Madridit në ndeshjen e tretë të grupeve, duke çuar në 100 për qind serinë e fitoreve.
Golat në këtë ndeshje u shënuan nga Antoine Griezmann (20’, 34’) për vendasit dhe Mohamed Salah (8’, 78’) e Naby Keita (13’) për mysafirët.
Pas ndeshjes, kur pritej shtrëngimi i duarve i trajnerëve siç ndodh zakonisht, Simeone preferoi të ik me vrap dhe ta ‘injoroj’ Kloppin.
Megjithatë, ky gjest është arsyetuar si nga trajneri argjentinas, ashtu edhe gjermani Klopp, i cili ka thënë se nuk i ka mbetur hatri.
Diego Simeone didn't mean to offend Jurgen Klopp by not shaking his hand 😕 pic.twitter.com/7JPlXh6EX2
— GOAL (@goal) October 20, 2021
“Neve nuk na pëlqen kjo, por po, situata është e qartë. Unë doja t’i shtrëngoj dorën. Reagimi i tij me siguri, si imi, nuk ishte aq i lezetshëm”.
“Herën tjetër që do të shohim njëri-tjetrin patjetër do të shtrëngojmë duart. Nuk është asgjë. Ai ishte padyshim i zemëruar, jo me mua, por me lojën. Nuk ka asgjë tjetër”, ka thënë Klopp për BT Sport.
Pas Kloppit, edhe Simeone e shpjegoi incidentin si një keqkuptim të thjeshtë, pasi ai në përgjithësi nuk bën shtrëngime duarsh pas ndeshjeve.
“Unë kurrë nuk shtrëngoj duart pas një ndeshje, sepse nuk më pëlqen”.
“Nuk është e shëndetshme as për atë që fiton dhe as për atë që humbet. Kështu e shoh unë. Por tani kur ta shoh do t’i shtrëngoj dorën pa problem”, ka thënë Simeone. /Telegrafi/