Futbollisti anglez, Alex Oxlade-Chamberlain, pritet të qëndrojë për të paktën edhe një vit me Liverpoolin.
Klubi anglez është është duke punuar për t’ia vazhduar kontratën mesfushorit 25-vjeçar.
Kështu raporton gazeta angleze The Mirror, sipas së cilës Jurgen Klopp dëshiron t’ia japë edhe një shans për ta treguar veten – transmeton KP.
Futbollisti nuk ka luajtur për më shumë se 12 muaj për shkak të një lëndimi të rëndë në gju.
Chamberlain pritet të vazhdojë kontratën për një vit shtesë me ‘The Reds’, e në bazë të paraqitjeve të tij, ai mund të përfitojë edhe një kontratë tjetër më afatgjate.